Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Tetova City
Tetova Sot
Qyteti i Tetovës gjendet në veri-perëndim të Shkupit dhe shtrihet në
rrëzë të Malit Sharr dhe në fushën e Pollogut. Lumi Shkumbin, i cili
buron nga bjeshkët e bukura të Malit Sharr, i jep një bukuri dhe
freski të këndshme këtij qyteti .Në veri të qytetit , në një kodrinë,
gjendet Kalaja e Qytetit e ndërtuar nga Abdyraman Pasha në kohën
e Perandorisë Osmane, dhe supozohet se më parë ka qenë
kështjellë Ilire, ndërsa në veri-perëndim në një largësi prej rreth 20
km, në shpatijet e Sharrit, gjendet qendra turistike për skijim dhe
rekreacion Bregu i Diellit ("Shapka" ) . Kjo pikë turistike, ku çdo vit
organizohen gara ndërkombëtare për skijim, vizitohet nga turist të
shumtë nga vendi dhe të huaj. Qyteti i Tetovës që ka mbi 80 000
banorë, e me rrethinë mbi 200 000 banorë, zë vendin e dytë nga
popullsia pas Shkupit .Në territorin e këtij qyteti gravitojnë mbi 80
fshatra të cilat shtrihen rrëzë Malit Sharr dhe Malit të Thatë dhe janë
aq të dendura sa që bëhet e pamundur të vësh një kufi mes tyre
dhe po t’i shikosh nga lartësia, duket se qyteti i Gostivarit, në një
largësi prej 20 km, është i bashkuar me Tetovën . Tetova si qytet i
vjetër, karakterizohet me Çarshinë e Vjetër të stilit oriental, si dhe
me monumente kulturoro-historike si Xhamia e Larme dhe
kompleksi bektashian Arabati Baba Teqe. Në Tetovë, gjatë
gërmimeve arkeologjike, është gjetur një figurë prej bronzi me
madhësi 12 cm që paraqet një figurë të një vajze në vallzim dhe
quhet Menada e Tetovës Menada dhe një pjesë e kompleksit
bektashian, janë pjesë e emblemës së Tetovës. Për nga përbërja
etnike Shqiptarët janë më të shumtë në numër me mbi 85%.
Pasojnë sllavo-maqedonasit me rreth 10%, dhe të tjerët (turqit,
romët, vllehët) me 5%. Në Tetovë ka 5 shkolla të mesme ndërsa
deri në vitin 1994 nuk ka pasur asnjë institucion të lartë arsimor,
edhe përkundër faktit që Tetova me banorë zë vendin e dytë në
Maqedoni. Nga nevoja e madhe për arsimim të lartë në gjuhën
shqipe, intelektualët e Tetovës më 1994 vendosën të themelojnë
Universitetin e Tetovës, i cili atëbotë filloi me 600 studentë.
Interesimi i madh i shqiptarëve për arsimim të lartë në gjuhën e
nënës, rezultoi që sot Universiteti i Tetovës të numërrojë 12.000
studentë, të shpërndarë në 12 fakultete. Sot Tetova është Qytet
Universitar dhe do ta trasoj rrugën e progresit dhe përparimit në
mijëvjeçarin e ri.
Disa Foto nga Tetova..
Kalaja Sellces
Kalaja Sellces